“Edhe kryetari i fisit në Afrikë ka plan mobilizimi”. Ish-ushtaraku: Do të zhdukemi derisa NATO të kujtohet për ne

Memush Habilaj, ish-specialist pranë Laboratorit Qendror të Kërkimeve Kimike të Ushtrisë pranë Ministrisë së Mbrojtjes, tha në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, se Shqipëria duhet të tregohet e zgjuar dhe të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak. “E kanë të gjithë shtet. Vetëm ne e hoqëm edhe këtë siç shkatërruam shumë gjëra”, tha ai.

“Shërbimi i detyruar ushtarak ka ekzistuar që para 5000 viteve, në Egjiptin e vjetër. Atje kishte shërbim të detyrueshëm ushtarak, shërbim rezervist dhe teknologjia që i duhej Faraonëve për të bërë luftërat mbrojtëse apo sulmuese. Ne jemi përtej kësaj hapësire. Asnjë vend nuk e ka hequr”.

Edhe pse Shqipëria është pjesë e Traktatit të Aleancës së Atlantikut të Veriut, Habilaj thotë se kjo nuk mjafton.

“Ne gjithnjë kështu i kemi bërë punët dhe ato kanë sjellë pasoja të tjerë. NATO ka 100 probleme. Dhe në radhë të parë do të mbrojë veten dhe kur t’i vijë radha të kujtohet për neve, rrezik do të jemi zhdukur nga faqja e dheut. Pra nuk duhen varur shpresat tek të tjerët, duhet të mendosh për vete”, tha ai. “Ne jemi i vetmi shtet në botë pa plan mobilizimi. Edhe në ato shtetet e Afrikës, ai kryetari i fisit i bie tamburasë dhe i mbledh ata që i duhen për punë dhe për mbrojtje”.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com