“Edhe këtë e vodhët?!” Nallbati tregon karrigen e vjetër: Mos u ngopshi e u zënshin fytin!

Vendimi i përjashtimit të eksponentëve të opozitës nga Parlamenti ishte në qendër të debateve sot në Kuvend. Masë që erdhi pasi deputetët e PD dogjën karriget jashtë Parlamentit, e për të cilat edhe paguan më vonë. Pikërisht për këtë foli deputeti i PD-së Bledion Nallbait. Teksa ironizoi socialistin Toni Gogu, ai tha se sot kur erdhi në sallë gjeti një karrige të vjetër.

“Së pari, nuk mundem dot që mos të gjendem pranë Tonit, që u ndje i agresuar nga opozita. Jam pranë teje Toni, në këto momente të vështira. Nuk jeni të rrezikuar nga ne, por nga hajdutëritë që keni bërë, nga vjedhja 12 vjet rresht. Rrezikun e keni nga vetja dhe ai që keni atje, i cili sa herë zgjohet mendon se cilin do flakë të parin. Të rrezikon ai! Kur flisni ju për ligjin e vendime gjykatash të them të drejtën të bëni për të vjellë. Ju është dhembsur kaq shumë prona publike ju socialistëve, ju është djegur barku për karriget, por nuk u janë dhimbsur milionat e inceneratorëve, 5D-ve e të rrugëve. E para na i faturuat nga 2 milion, s’ka problem. Problemi është se kur erdha sot gjeta një karrige të vjetër, edhe këtë e vodhët?! O mos ju ngopshi e u zënshin fytin”, tha Nallbati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com