Edhe britanikët kundër protestës së Berishës dhe Metës: Molotovi nuk ka vend në demokraci!

Pas SHBA dhe BE, edhe ambasada britanike ka dënuar dhunën e sotme nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë para bashkisë së Tiranës.

Në një reagim, britanikët thonë se molotovi nuk ka vend në demokraci.

“Skenat jashtë Bashkisë së Tiranës sot dhe përdorimi i koktejve molotov nuk kanë vend në demokraci. Ambasada Britanike dënon përdorimin e dhunës dhe aktet e frikësimit. Mbretëria e Bashkuar vazhdon të kërkojë që të gjitha mosmarrëveshjet dhe konfliktet të kryhen përmes proceseve demokratike, pa dhunë dhe se duhet respektuar sundimi i ligjit” – deklaron Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com