Ed Sheeran vendos të shesë rrobat e tij për bamirësi, mes tyre dhe të brendshmet

Këngëtari me famë botërore, Ed Sheeran ka vendosur të shesë rrobat e tij të vjetra për të mbledhur para për bamirësi.

Ai ka dërguar 445 rroba të përdorura, duke përfshirë të brendshme në një dyqan bamirësie në qytetin e tij.

Por, blerësit janë paralajmëruar të bëjnë kujdes ndaj këtyre blerjeve sepse ka qarkulluar se disa artikuj janë të mbuluar me qime maceje, por dyqani bën me dije se veshjet janë me përbërje fibrash që duken si qime maceje.

Ky pretendim është ngritur pasi këngëtari 32 vjeçar ka një dashuri të veçantë për macet, madje ka edhe një llogari në instagram për dy macet e tij Dorito dhe Calippo.

Ylli do t’i dhurojë përfitimet në shtëpinë e Fëmijëve të Anglisë Lindore, të cilët ai i ka mbështetur prej disa vitesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com