Policia ka vënë në pranga Urim Bulkun, pronarin e firmës “BULKU MERMER”, ku një ditë më parë vdiq një punëtor. Ngjarja e rëndë ndodhi në Maqellarë, Dibër, gjatë kohës që 35-vjeçari ishte duke punuar.
Punëtori Bedri Markja, gjatë procesit të punës, është goditur nga një pllakë e madhe, e cila e ka zënë poshtë.
Pas plagëve të marrë është transmetuar në spital, por më vonë gjatë ditës ka ndërruar jetë.
Markja ishte ishte baba i gjashtë fëmijëve të mitur.