“E vrava se më kishte borxhe”/ Lihet në bug 39-vjeçari që masakroi me thikë fqinjin e moshuar në Durrës

Gjykata e Durrësit ka vendosur “arrest në burg” për Fatjon Janina, 39 vjeçari i cili akuzohet për vrasje me dashje.

Më 30 Dhjetor, 39 vjeçari masakroi me thikë dhe çekiç fqinjin e tij të moshuar Paulin Gina.

I pyetur nga gjyqtari Rexhep Bekteshi rreth motivit të ngjarjes, Janina ka mbajtur të njëjtin version sikundër edhe përpara grupit hetimor në momentet e arrestimit të tij.

Sipas tij, viktima Paulin Gila i kishte borxh 200 mijë lekë dhe nuk ia kthente.

82-vjeçari jetonte i vetëm ne apartamentin e tij ku edhe u gjet i vdekur në lagjen 16 të qytetit të Durrësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com