Dy vajzat, Silvia Zani, 29 vjeç dhe Paola Zani, 21 vjeç u dënuan me burgim të përjetshëm. Gjykata e Assizes në Brescia konfirmoi se ato u shpallën fajtore për helmimin dhe vrasjen e nënës së tyre, ish-policen Laura Ziliani, natën e 7 majit 2021. Trupi i pajetë u gjet në breg të lumit nga një person i panjohur më 8 gusht.
Burgim të përjetshëm është dhënë edhe për Mirko Milani, partneri i Silvias por edhe i dashuri i motrës së saj të vogël Paola. Një vit pas vrasjes, me pseudonimin “treshja kriminale”, të rinjtë kishin pranuar vrasjen, ndërsa qëndronin të mbyllur prej muajsh në burg.
Prokurori e kishte kërkuar menjëherë motivin në biznesin e familjes: të tre në fakt donin të merrnin në dorë pasuritë e paluajtshme të gruas. Një motiv, megjithatë, që të pandehurit nuk e kanë pranuar kurrë.
Si u mbrojtën vajzat në sallën e gjyqit
Silvia Zani sqaroi para gjyqtarëve të Gjykatës së Asizes: “Kur vrava nënën time isha e bindur se donte të na helmonte. Do ta kisha vënë dorën në zjarr.”
“Me nënën time kam pasur gjithmonë marrëdhënie të mira, kemi kaluar shumë kohë bashkë. Por ne ishim të bindur se nëna jonë donte të na vriste. Ne ishim shumë të frikësuar. Nuk e di pse donte të na vriste, mbase sepse doja t’i menaxhoja në një mënyrë tjetër pronat që trashëguam pas vdekjes së babait tim”, tha ajo.
Mirko Milani shpjegoi në detaje natën e krimit shokut të qelisë: fillimisht u përpoqën ta trullosin me drogë në një ëmbëlsirë dhe më pas e mbytën. “I dhamë drogën, më pas i vendosëm një qese në kokë dhe e mbyllëm. Laura nuk po vdiste dhe Silvia dhe unë ngjitëm duart rreth qafës së saj.” Nuk do të kishte qenë tentativa e vetme e të rinjve për të vrarë gruan: më 16 prill të po atij viti të tre – Mirko ishte pothuajse gjithmonë në shtëpinë Ziliani – i kishin dhënë një çaj bimor me qetësues të fortë që e bënte të flinte për mbi 48 orë.
Megjithatë, ish-policja u shërua, por nuk mund ta imagjinonte kurrë se kishte qenë viktimë e një tentativë vrasjeje nga vajzat e saj. Sipas Prokurorisë, djali luajti një rol themelor, ishte ai që manipuloi pjesërisht vajzat.
Djali, i cili gjithashtu kërkoi në disa site krimi se si të kryente krimin e përsosur, në disa raste u tha dy motrave se çfarë të bënin gjatë apeleve për ndihmë në televizor, ku kërkonin nënën e zhdukur që sipas tyre kishte dalë në një shëtitje në mal dhe nuk ishte kthyer më. Në fakt, ato e dinin shumë mirë fatin e nënës së tyre./Liberale.al