Ndërron jetë në moshën 61-vjeçare aktori i njohur, Andre Braugher. Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga agjenti i tij i cili ka deklaruar se Andre vuante nga një sëmundje e rëndë.
Suksesi i tij më i madh konsiderohet të jetë roli si kapiteni Raymond Holt në serialin “Brooklyn Nine-Nine”, një rol për të cilin ai fitoi dy çmime “Critics Choise” për aktorin më të mirë dytësor dhe katër nominime për “Emmy”.
I lindur në Çikago në vitin 1962, Broëer, i cili ishte më i vogli nga katër fëmijët, studioi teatër me një bursë në Stanford dhe mori klasa aktrimi në Shkollën Juilliard për dramë.
Roli i tij i parë në film ishte në filmin Glory të vitit 1989, në të cilin ai luajti një ushtar në regjimentet e para afrikano-amerikane të Luftës Civile Amerikane. Broëer, i cili shpesh luante role ushtarake ose policore, u nominua 11 herë për një “Emmy” në karrierën e tij më shumë se 30-vjeçare.