Ina Kasimati, mësuesja dhe aktivistja që i ka shërbyer ndër breza kryeqytetit ka humbur betejën me sëmundjen e rëndë, nga e cila vuante prej vitesh. Lajmi i trishtë është bërë me dije nga familjarët e të ndjerës.
Prej dy vitesh ajo ishte shpërngulur në Francë ku kurohej dhe me vete duhet të mbante disa aparatura pa të cilat, shërimi i saj ishte i pamundur.
Muajt e fundit ajo ka kërkuar të qëndrojë pranë familjes së saj në Shqipëri, dhe sot ajo humbi betejën me sëmundjen e rëndë.
Ikja e saj do të lërë një gjurmë të thellë trishtimi për publikun, familjarët dhe dashamirësit.