Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë një shfaqjeje në Brazil. Sipas medieve të huaja, këngëtari brazilian, Pedro Henrique ndërroi jetë teksa ishte duke performuar në koncert.
30-vjeçari po këndonte këngën e tij ‘Vai Ser Tão Lindo’ në Feira de Santana, në një event privat për influencuesen Lôise.
Siç shihet në pamjet e bëra publike, Henrique qëndron në skenë teksa i kërkon pjesëmarrësve të këndojnë së bashku me të, ndërsa mban në dorë mikrofonin pak para se të humbasë ekuilibrin dhe të rrëzohet në skenë.
Shtëpia e tij diskografike tha se ai u shpall i vdekur në një klinikë mjekësore private, pasi kishte pësuar atak në zemër. Të pranishmit nxituan menjëherë për të ndihmuar këngëtaren, por për artistin ishte tepër vonë.
Ai la pas gruan e tij dhe vajzën e vogël, Zoe.