Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në SHBA, ku prindërit dyshohet se kanë përdhunuar vajzën e tyre 15-vjeçare duke pretenduar se donin ta mësonin sesi të kryente marrëdhënie.
Nëna dhe njerku nga Utah, SHBA kanë menduar se nëse vajza kryente marrëdhënie seksuale me ta, ajo do të ishte më e sigurt sesa me një të huaj.
Pas një kallëzimi shokues në polici ku vajza ka thënë se ‘njerku i saj e kishte përdhunuar për të paktën një vit e gjysmë’, çifti ka rënë në duar të policisë.
Gjatë një interviste me oficerët, dyshja ka pranuar krimet e pështira dhe kanë pranuar se besonin se do të ishte “më e sigurt për të sesa të bënte seks me të huajt”.
Çdo gjë ka nisur kur vajza ishte 14-vjeçe, e cila i ka treguar nënës se donte të takohej me dikë dhe të kryente marrëdhënie.
Pas kësaj, nëna i ka kapur biseda në internet dhe foto në Snapchat-in e vajzës në “situata seksuale” dhe prindërit ‘janë detyruar’ t’i blejnë lodra seksi dhe i kanë treguar sesi t’i përdorte ato.
Sipas mediave të huaja, nëna ka deklaruar në polici se vajza vetëm ka parë kur ata të dy kryenin marrëdhënie seksuale.
Nga ana tjetër, njerku ka rrëfyer para autoriteteve se ka kryer aktivitet seksual me 15-vjeçaren.