Konkurrentët e “X Factor” vazhdojnë garën e madhe për të fituar vendin e parë. Numri i tyre kufizohet dhe dinamikat në spektaklit e njohur të këngës sjellin emocione të ndryshme.
Vlerësimi dhe komentet e jurisë janë një pikë kyçe për performancat e artistëve të rinj, e cila finalizohet me vendimin e publikut. Mirëpo mes tyre ka patur shpesh edhe përplasje, debate dhe batuta me ironi.
Po flasim për Adin dhe Arilenën të cilët shpesh i gjejmë duke diskutuar dhe në mosmarrëveshje për performancat e grupit të këngëtares. Në spektaklin e kaluar Adi teksa komentonte këngën e Nikit që është në grupin e Arilenës, i vë kësaj të fundit një stilolaps mes gjoksit si për të përmbyllur kritikat e tij edhe pse këngëtarja nuk ishte dakord me to. Situata e sikletshme i ka lënë vend batutave dhe humorit.