Një ngjarje sa e mrekullueshme, aq edhe e pazakontë ka ndodhur në një fluturim me avion nga Amani i Jordanisë në Londër për në Aeroportin Luton të Londrës.
Ishte ora 2 e mëngjesit të së shtunës kur ekuipazhi thirri një mjek: Një grua ishte gati për të lindur. Ajo ishte e shtrirë në dysheme jashtë kabinës dhe ujërat e saj ishin plasur.
Menjëherë, mjeku Hassan Khan, i cili ishte në avion pasi po kthehej në shtëpi ka pushimet me miqtë, u shpreh vullnetar që të ndihmonte nënën në lindjen e fëmijës.
“Ajo lindi një vajzë të shëndetshme. Njerëzit thoshin se ishte mrekulli. E kuptova se sa e rëndësishme ishte vetëm pasi pata mundësinë ta përpunoja atë që ndodhi”, tregon ai mes emocionesh.
“Unë u thashë stjuarduesve se çfarë pajisje më duheshin, të cilat do të përfshinin një kapëse për kordonin e kërthizës dhe një stetoskop, asnjë prej të cilave ata nuk kishin në aeroplan, natyrisht,” tha Dr Khan, i cili nuk përdori asgjë tjetër veç peshqirëve.
Mjeku shton se nëna ishte e stresuar, por shton se arriti që ta sigurojë se ka përvojë me të porsalindurit që ajo të ishte më e qetë.
“Ajo ishte mjaft e stresuar për të gjithë situatën, por, përmes përkthyesit, arrita ta siguroj se kam pak përvojë me të sapolindurit.”
/a.r