“E rrahu se kishte vënë buzëkuq!”, shoqja e viktimës Bruna Flamuraj: Ishte e kërcënuar me jetë…

Shqiptarja Bruna Flamuraj u vra nga bashkëshorti i saj Lindi Flamuraj, më (7 nëntor), në Massachusetts në SHBA. Xhelozia mësohet të jetë shkaku i krimit i cili ndodhi në sy të vajzës së tyre.

Për emisionin “Jetë Shqiptare”, shoqja e viktimës ka treguar se kjo e fundit ndihej e kërcënuar nga bashkëshorti që nëse kërkonte divorc, ai do ta vriste bashke me familjen e saj.

Shoqja e viktimës sjell dhe një moment kur bashkëshorti ushtroi dhunë ndaj Bruna Flamuraj ndërsa kjo e fundit e justifikonte se e kishte nga dashuria.

Kur ishim në punë, ai erdhi dhe duke diskutuar i dha një shuplakë e nxori jashtë drejt makinës duke e rrahur. U shokova. Kur u kthye, Bruna më kërkoi ta mbaja sekret dhe se ketë sjellje e bën sepse e donte shumë dhe se nga dashuria e madhe xhelozonte.

Bruna më ka treguar se ai thoshte që unë asaj divorcin nuk ja jap, më parë i jap plumbin se divorcin.  Dhe nëse ajo ndonjëherë mendonte të kthehej tek familja, e kishte kërcënuar se do t’i vriste të gjithë. Bruna ka mbajtur për vete të gjithë këtë presion dhe dhunë. Para dy javësh ishin në Shqipëri dhe 5 ditë pasi janë kthyer, ndodhi tragjedia”, tregoi shoqja e viktimës.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com