Të paktën 9 persona janë plagosur mëngjesin e sotëm në tregun e kafshëve në Prizren, pasi dyshohet se një person ka hedhur një granatë dore pas një konflikti që kishte pasur me një person. Rasti është konfimruar nga Policia e Prizrenit.
“Pas një mosmarrëveshje ndërmjet tregtarëve njëri prej tyre ka hedhur një granat dore dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, policia është në kërkim të tre të dyshuarve”, tha Policia.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Prizrenit për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Ndërkohë është shpallur në kërkim autori i ngjarjes, i cili është larguar menjëherë pasi ka hedhur granatën e dorës.