Dhuna fizike e ushtruar ndaj bashkëshortes i ka kushtuar shtrenjtë një të moshuari nga Vlora, i cili ka përfunduar në pranga.
Mësohet se 64-vjeçarja pas dhunës së ushtruar nga bashkëshorti ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.
“Komisariati i Policisë Vlorë arrestoi shtetasin E. D., 70 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, shtetasen H. D., 64 vjeçe, e cila për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga dhuna, ka humbur jetën në spitalin e Traumës.”