Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të urës në Orikum.
Policia njofton se 46-vjeçari me iniciale D.K., i cili lëvizte me biçikletë ka ndërruar jetë si pasojë e përplasjes nga një makinë e cila drejtohej nga 32-vjeçari me iniciale K.C.
46-vjeçari nuk mundi të ju rezistonte plagëve të marra dhe për fat të keq ndërroi jetë në spitalin e Vlorës.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
/a.r