Një 50-vjeçar ka mbetur i vdekur në Maliq aksidentalisht teksa pastronte armën e zjarrit.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e të dielës në fshatin Zëmblak.
Burime për A2 CNN konfirmojnë se, ai ka qenë duke pastruar armën tip çifte, ndërsa dyshohet se i është shkrepur aksidentalisht.
Për pasojë 50-vjeçari ka humbur jetën.
Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave.