E rëndë në Lushnje, babai plagos me armë vajzën dhe më pas vret veten

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Lushnje, ku babai ka plagosur vajzën pas një konflikti dhe më pas ka vrarë veten.

“Rreth orës 15:15, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, shtetasi B. M., rreth 82 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë gjahu të cilën e dispononte me leje, vajzën e tij, shtetasen R. M., rreth 40 vjeçe, dhe më pas dyshohet se ka vrarë veten.

Shtetasja R. M., ndodhet në spitalin e Lushnjës, në kujdesin e mjekëve, në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”, njofton Policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com