Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Liosia të Greqisë.
Mbrëmjen e djeshme policia gjeti një trup të djegur në oborrin e një banesë. Trupi i djegur , i cili u gjet siper një dysheku të djegur në ballkon ishte i mbështjellë me batanije, ndërsa bëhet fjalë për krim në familje.
Sipas hetimeve të deritanishme raportohet që djali të ketë djegur trupin e babait të tij të moshuar.
Protothema.gr raporton se djali i viltimës është arrestuar dhe se po merret ne pyetje nga togat e zeza. Para policisë ai ka thënë se dogji trupin e të atit, pasi nuk kishte para për ta varrosur atë.
Djali i të moshuarit vuan nga probleme të shëndetit mendor. Sipas banorëve të zonës, i moshuari mendohet të ketë vdekur prej disa ditësh pasi era e rëndë në lagje ishte e fortë.
Banorët e zonës thanë për protothema.gr se i moshuari thoshte se e dhunohej nga i biri.
“Ai ishte rreth moshës 80-85 vjeç dhe djali rreth 60-65 vjeç. Kishte një erë të fortë, që nga e marta. U grindën, ai i kishte thënë një fqinji se i biri e rrrh. Djali është profesor, është i arsimuar.:, tha një fqinj.