E rëndë në Greqi, 57-vjeçari shqiptar i jep fund jetës

Sipas mediave greke, shqiptari ka shkuar pasditen e djeshme në një fushë në zonë, ka vendosur një litar në një pemë dhe është vetëvarur. Ka qenë shoku i tij, i cili po kërkonte 57-vjeçarin dhe nuk e gjente dot. Më në fund pas disa orësh ai doli ballë për ballë me pamjen makabre teksa shkoi në vendin e ngjarjes.

Komuniteti lokal u shpreh se 57-vjeçari ishte shumë punëtor dhe bënte shumë punë për të mbijetuar. Rasti është marrë në ndjekje nga policia për zbardhjen e shkaqeve që e çuan 57-vjeçarin shqiptar drejt vetëvrasjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com