Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Durrësit ku një 26-vjeçare me shtetësi ruse është gjetur e varur në një banesë.
Rusja mësohet se e kishte marrë me qira ditore banesës në të cilën qëndronte, banesë e cila ishte në pronësi të një shtetase çeke. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarja dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Durrës/Informacion paraprak/ Më datë 29.11.2024, në lagjen nr. 13, në një banesë që jepet me qira ditore, në pronësi të shtetases M. K., (shtetase çeke) është gjetur, dyshohet e vetëvarur në derën e dhomës së gjumit, shtetasja ruse A. A., 26 vjeçe. 26-vjeçarja e kishte marrë banesën me qira ditore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton polica.
Polica po heton rastin, pasi në muajin maj të këtij viti, dy shtetase ukrainase u gjetën të vdekura në apartamentin e tyre në Tiranë. Shkak për vdekjen dyshohet se ishte bërë mbidoza e ilaçeve me përbërje narkotike. Dy ukrainaset, 25 dhe 40 vjeç, dyshohet se ishin punonjëse seksi.