E rëndë në Dublin/ Disa fëmijë plagosen me thika, 5 të lënduar

Pesë persona, përfshirë tre fëmijë, janë dërguar në spital pas një incidenti të rëndë në Dublin, thotë policia irlandeze.

Ngjarja ndodhi pak pas orës 13:40 me orën lokale të së enjtes në sheshin Parnell East, në veri të qytetit. Transmetuesi irlandez RTÉ ka raportuar se lëndimet kanë ardhur në një incident të dyshuar me thikë.

Të plagosurit janë një burrë, një grua dhe tre fëmijë të vegjël. Një nga fëmijët, një vajzë dhe gruaja po trajtohen në spital për plagë të rënda. Pjesa tjetër e viktimave po trajtohen për lëndime më pak të rënda, BBC.

Zona është mbyllur dhe është shpallur vend krimi. Policia irlandeze tha se po ndjek një linjë të caktuar hetimi dhe nuk po kërkon asnjë person tjetër në këtë moment.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com