E rëndë në Dragoç të Shkodrës, 33-vjeçari gjendet i vrarë brenda në makinë (EMRI)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Dragoç të Postribës, në Shkodër, ku një burrë është gjetur i vrarë me armë zjarri.

Viktima është identifikuar si Ramazan Mataj, rreth 33 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, 5 janar 2025, në fshatin Dragoç, të njësisë administrative Postribë.

Sipas informacioneve të para, mësohet se trupi i pajetë u gjet në makinë nga banorët e zonës.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen, ndërkohë që ende nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me identitetin e viktimës, shkaqet dhe autorët e krimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com