Një ngjarje e rëndë raportohte se ka ndodhur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në Prishtinë, ku ka humbur jetën gjatë lindjes një foshnjë.
Ka qenë babai i foshnjës i cili ka kallëzuar rastin në polici, duke thënë se fëmija ka ndërruar jetë gjatë lindjes në repartin e gjinekologjisë, sipas tij për shkak të pakujdesisë së mjekëve. Në njoftimin e policisë thuhet se autoritetet përkatëse janë duke hetuar rastin.
“TRAJTIM I PANDËRGJEGJSHËM MJEKËSOR – QKUK, 30.11.2023-14:30.Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, pasi e ka dërguar bashkëshorten për lindje në repartin e gjinekologjisë, e ka kuptuar se foshnja ka vdekur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.