Një grua nga Dakota e Veriut, SHBA helmoi për vdekje të dashurin e saj pasi mësoi për planet e tij për ta braktisur pasi ai kishte trashëguar 30 milionë dollarë vetëm disa orë më parë.
Ina Thea Kenoyer, 47-vjeç, u akuzua të hënën për vrasjen e Steven Edward Riley Jr., 51-vjeç, një akt i tmerrshëm që policët thanë se ishte nxitur nga “motive financiare”.
Një autopsi zbuloi se ai u vra pasi gëlltiti helm, të cilin policia pretendon se gruaja ia hidhte në ushqim. Kjo e fundit shpalli pafajësinë e saj në një seri postimesh të pakuptimta në Facebook në ditët para arrestimit të saj, duke pretenduar se Riley kishte vrarë veten.
Ajo iu tha hetuesve se kishte në plan të ndante trashëgiminë e burrit me vlerë rreth 30 milionë dollarë bashkë me djalin e tij. Ajo pretendoi se kishte të drejtën e pasurisë si e dashura e tij por Dakota e Veriut nuk i njeh marrëdhënie të tilla.
Për më tepër, burri kishte vendosur të ndërpriste lidhjen me gruan menjëherë pas marrjes së parave, duke i shtyrë hetuesit të mendojnë se ajo e helmoi atë për të siguruar pasurinë e tij.