Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një person është gjetur i pajetë.
Mësohet se viktima është një 63-vjeçar, i cili është gjeturi vdekur në shtëpinë e tij, në lagjen nr.16 të qytetit bregdetar. Sipas policisë, 63-vjeçari jetonte i vetëm, teksa në trup nuk i janë gjetur shenja dhune dhe dyshohet se ai ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 16, Durrës, është gjetur në banesën ku jetonte vetëm, pa shenja jete shtetasi E. K., 63 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.