Një ngjarje tepër e rëndë mesohet se ka ndodhur në datë 15 nëntor në kryeqytet. Një vajzë e mitur vetëm 2-vjeç është paraqitur pranë Urgjencës së Pediatrisë në QSUT, me shenja diegieje cigaresh në trup.
Sipas mediave, informohet se vajza është identifikuar me inicialet A.R. dhe është e ditëlindjes 01.08.2021.
Mediat dyshojnë se dhunimi i saj është shkaktuar nga një familjar, rreth moshës 40-vjeçare.
Megjithatë vetëm pak më parë policia ka dalë me një njoftim sipas të cilit dyshohet se djegiet janë shkaktuar nga vëllai i saj i mitur i moshës 9-vjeç.
Gjithsesi është i dyshimtë fakti se si një fëmijë 9-vjeç mund të luajë me cigare dhe aq më tepër të djegë në një mënyrë të tillë kaq të rëndë një fëmijë.
Njoftimi i policisë:
“Tiranë. Ditën e djeshme, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin “Nënë Tereza”, e shoqëruar nga nëna e saj, një e mitur 2-vjeçe, të cilën e ka djegur aksidentalisht (duke luajtur me një bisht cigare) vëllai i saj i mitur 9-vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”.