E rëndë! 18-vjeçari nga Durrësi tenton të përdhunojë turisten australiane

Një i ri është arrestuar nga policia në Durrës, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një turiste.

21-vjeçarja nga Australia pasi ka kundërshtuar kryerjen e aktit, ka denoncuar në polici 18-vjeçarin, ndërsa uniformat blu kanë kryer ndalimin e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë më të rritura”, mbetur në tentativë,  shtetasin I. B., 18 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme ka kallëzuar një shtetase australiane 21 vjeçe, se ky shtetas ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com