Një grua është vrarë në mëngjes në Pejë, dyshohet nga bashkëshorti i saj.
Gazetarja Blerta Dalloshi Berisha ka mësuar se ajo ishte duke pirë kafenë e mëngjesit të shoqëruar nga një cigare kur bashkëshorti e ka qëlluar pas kokës me armë zjarri.
Ai më pas ka lajmëruar policinë të cilët e kanë arrestuar dhe i kanë konfiskuar armën.
Edhe në vitin 2021 gruaja kishte raportuar bashkëshortin për dhunë në familje. Tv Klan mëson se gjykata i kishte vendosur 400 Euro gjobë për rastin. Çifti mësohet se kishte tre fëmijë.
E ndjera për më shumë se 20 vjet kishte punuar si asistente e stomatologut ne një nga qendrat e mjekësisë familjare në Pejë.
Kjo është vrasja e dytë e grave brenda 5 ditësh. Të premten e kaluar një 21-vjeçare u vra nga ish-bashkëshorti i saj në Ferizaj.
/a.r