Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Flamur Noka ka thirrur mbledhjen e Kryesisë së partisë. Kjo mbledhje është jo vetëm e para për 2024, por edhe pa Sali Berishën, i cili aktualisht ndodhet nën arrest shtëpie, për akuzën e korrupsionit pasiv për privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Gazetarja e A2 CNN, Fjorela Beleshi raporton se në mbledhje do diskutohet aksioni opozitar, qëndrimi mbi Berishën, por edhe përballë kundërshtarëve. Në këtë mbledhje, do diskutohet edhe se si opozita pa Sali Berishën, do të vijojnë aksionin në sallën e Kuvendit, duke qenë se në 15 janar nis parlamenti.
Ndonëse në arrest shtëpie, Berisha e ka bërë të qartë se do të jetë ai që do vijojë drejtimin e Partisë Demokratike.
/f.s