Në një intervistë për “MeKast”, Sara Gjordeni ka treguar mes emocionesh më tepër detaje se si po shkon lidhja e saj me Bardhin, vizitën që bëri në shtëpinë e tij etj.
Teksa Megi i kërkoi të tregonte mesazhet e fundit që Bardhi i kishte shkruajtur Sarës, kjo e fundit nuk nguroi dhe menjëherë hapi telefonin:
‘Shpirt fol ça të duash aty, veç kujdes çfarë flet. Ta ha shpirtin, zemrën, buzën, gojën, syrin, fytyrën, të dua fort budalase.’- ka shkruajtur Bardhi.
Gjithashtu Sara zbuloi se Bardhi kishte pranuar se Sara ishte e vetmja femër që ai e kishte çuar në shtëpinë e tij dhe që ka takuar nga afër familjarët e Bardhit.