Në “Dhomën e Torturave”, debatet nuk kanë të ndalur. Egla e cila duket se ka humbur durimin duke qëndruar në izolim me Meritonin dhe Ilnisën është bërë kurioze të kuptojë se çfarë po ndodh brenda shtëpisë me banorët e tjerë. Në një moment ajo është parë duke dëgjuar prapa derës, ndërsa Ilnisa i ka tërhequr vëmendjen duke i thënë se sjellja e saj është e neveritshme, pasi edhe në ditën e ditëlindjes bën gjeste që sipas saj nuk janë normale.
Pjesë nga debati:
Ilnisa: Shko përgji, e neveritshme.
Egla: Sepse s’më interesoni ju më intereson shtëpia.
Ilnisa: Edhe ditën e ditëlindjes vë veshin mbrapa murit. Gjithë jetën tënde këtë gjë ke bërë. Shko na trego një çik tani ndonjë sëpatë, ndonjë dru me pre.
Egla: Je dru me pre.