“E meritonte”/ Meritoni dhe Ilnisa “duartrokasin” skualifikimin e Eglës

Ka nisur me debate spektakli i sotëm në BBV3. Kryefjalë ka qenë largimi i Egla Cenos që ka sjellë shumë reagime nga banorët. Megjithatë Ilnisa dhe Meritoni i qëndrojnë mendimit të tyre se skualifikimi i Eglës është i merituar. Ky i fundit nga ana tjetër e cilësoi dyfytyrësi qëndrimin e mbajtur nga disa prej banorëve. Ai tha se Egla kishte ofenduar vazhdimisht banorët të cilët tashmë po silleshin sikur u vinte keq për largimin e saj.

Ndërsa Ilnisa tha se nuk ndihej fare e keqardhur për daljen e Eglës. Sipas saj, mënyra sesi Romeo po qasej ndaj largimit të Eglës ishte përfitim për të qenë protagonist.

Pjesë nga debati:

Meritoni: Mua më vjen keq nga dyfytyrësia e shumë personave këtu në shtëpi. Egla ka qenë ajo që i ka ofenduar dhe u ka mbajtur qëndrim shumicës së banorëve këtu brenda. Romeo I ka thënë kastravec.
Romeo: Pse dyfytyrësi…
Meritoni: E paska pasur realisht shumë frikë Eglën…
Romeo: Këtu është kafshëri mor burrë, këtu është kafshëri kush vjen e hyn në shtëpi
Meritoni: Kundrejt gjithë atyre vepriemve që I ka bërë Egla isha unë ai që e përjetova, sepse mund të mbetesha pa sy fare. Po kthehemi te dyfytyrësia, me ofendime që i ka bërë Romeos, Rozës,
Romeo: Çfarë ofendimesh…
Meritoni: Je i papjekur, më dëgjo se po flas
Ilnisa: Nuk ndihem e keqardhur, vijën e kuqe të gjithë e kemi shkelur në mënyrat tona. Në rastin konkret, cdo ditë këtu, duke iu referuar sjelljes së Eglës, e ke të pamundur të mos përfshihesh sepse të ndikon.
Romeo: Si mund të justifikohet kështu…
Ilnisa: Ky Romeo tani po përfiton nga situata e krijuar, është bërë shumë protagonist edhe pse ka qenë ndër personat që Egla ka ofenduar. Romeo përfiton në mënyrën më të ulët. Askush nuk ka përfituar nga kjo situatë më shumë se Romeo, të shohim që po bërtet që prej 2 ditësh.
Romeo: Janë fallco, në momentin që ky veprimi duartrokitet nga gjithë këta, është për të ardhur keq

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com