E mashtruan se do e transportonin në Shkodër, dhunohet palestinezi dhe i vjedhin paratë

Shërbimet e Policisë pas njoftimit të marrë nga spitali rajonal i Fierit, se ishte paraqitur për të marrë mjekim, 1 shtetas i huaj i dhunuar, kanë organizuar punën për zbardhjen e këtij rasti.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera është bërë e mundur që brenda pak orësh të zbardhej dinamika e ngjarjes dhe arrestimi i autorëve të dyshuar, 21-vjeçarit me iniciale N. S., banues në Mallakastër dhe 26-vjeçarit me iniciale E. Ç., banues në Fier.

Këta 2 persona dyshohet se kanë marrë në automjet nga Gjirokastra, 1 emigrant nga Pakistani duke e mashtruar se do ta transportonin në Shkodër, për të kaluar ilegalisht kufirin me Malin e Zi. Më pas ata e dhunuan, i morën paratë dhe e zbritën në rrugë në Fier.

Shtetasi nga Pakistani ka marrë asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com