E la nën arrest, Berisha sulmon gjyqtaren dhe SHBA: Dje nuk mori vendim pasi s’lidhej dot me Ramën, produkt i mafies së Soros

Ndërsa Apeli i Posaçëm nuk pranoi kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë për Sali Berishën, ky i fundi reagoi nga dritarja e banesës së tij, duke sulmuar gjyqtaren që mori vendimin.

Madje, Berisha tha se gjyqtarja nuk arriti të merrte vendim një ditë më pasi nuk lidheshin dot me kryeministrin Edi Rama, pasi ndodhej në Spanjë.

Reagimi:

Në një periudhë në të cilën mafia shqiptare, e mbështetur nga mafia ndërkombëtare, nga kartelet e drogës nga Meksika në Dubai dhe zona të tjera, nga krimi i organizuar, nga mafia e Xhorxh Sorosit, ka instaluar në Shqipëri një diktaturë shkatërrimtare për kombin shqiptar, një diktaturë që merr përmasa shfarosëse po të kemi parasysh largimin masiv për shkak të kushteve të krijuar nga regjimi i shqiptarëve nga Shqipëria.

Miqtë e mi, sot një gjykatëse mjerane, produkt i reformës së Xhorxh Sorosit, në verbërinë e saj, mbajti në fuqi vendimin e diktuar nga Edi Rama./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com