E kishte kthyer shtëpinë në “fole” prostitucioni, çfarë thonë fqinjët e “Lorelës” në Greqi, shqiptarja nënë e një djali

Detaje të reja zbulohen nga rrjeti i prostitucionit në Greqi, ku viktima ishin vajza të mitura.

Rol kyç në rrjet kishte edhe një 31-vjeçare shqiptare e quajtur “Lorela”, e cila që në fillim të vitit 2022 kishte krijuar një marrëdhënie miqësore me një 15-vjeçare dhe e ndihmonte të gjente klientë duke marrë një përqindje të tarifave.

31-vjeçarja, nënë e një fëmije të mitur, u arrestua dje në shtëpinë e saj në Colonos ku disa nga fqinjët e saj kishin vënë re kontaktet e “çuditshme” që ajo kishte me nxënëset e zonës. Sipas një banori të zonës, që prej verës në banesën e 31-vjeçares vizitohej nga vajza të mitura, të cilat askush nuk i kishte parë më parë në pallat.

“Lorela” është prezantuar në lagje si estetiste dhe ka lënë takime në shtëpinë e saj me “klientë” të mitur të shfrytëzuar nga unaza.

“Vajza ka një djalë, e kam parë që e ka sjellë këtu, e sjell dhe ia çon mamit, ku është mami nuk e di… Shumë vajza i vinin në shtëpi, nuk e di ne cfare moshe kanë qenë gjithsesi ishin të vogla, patjetër nën 18. Kisha pare dy-tre vajza, rreth korrikut dhe gushtit vinin thotë”,  tha një banore e Colonos teksa tregon se ne apartamentin e katit të dytë së bashku me “Lorelën” jetonte partneri i saj i arrestuar disa vite më parë për një rast droge.

Këtu jetonte edhe partneri i saj. Por ai u kap për drogë 3-4 vjet më parë. Nuk e prisja gjithçka që mësova për fëmijët dhe tutorët. E pashë në TV dhe u habita”, tregon më tek banorja.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com