E kërkonte Italia për përdhunim, arrestohet laçiani me 4 emra, pritet ekstradimi drejt shtetit fqinj

Një 53-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për dhunë seksuale dhe emigracion i paligjshëm është arrestuar në Lezhë.

Raportohet se ai përdorte 4 identitete të ndryshme: Kastriot Marku, alias Erjon Prenga, alias Ervis Murati alias Landi Lleshaj.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë , si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas të kërkuar i cili lëvizte me gjeneralitete të ndryshme për t’ju shmangur Policisë, shërbimet Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Lezhë, finalizuan operacionin policor të koduar “FOUR”.

Në kuadër të këtij operacioni falë veprimeve të shpejta dhe të koordinuara, në Laç u bë kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi i shtetasit K. M., 53-vjeç alias E. P., alias E. M., alias L. Ll.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e apelit në Firenze, e ka dënuar me 7 vite e 4 muaj e 8 ditë burg për veprat penale “Dhunë Seksuale” dhe “Emigracioni i paligjshëm”, të parashikuara nga Kodi Penal Italian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com