“E keni çuar në drejtim të paditur këtë komision”, Gogu-Salianjit: PS ka një plan hetimor, do t’i shkojë deri në fund kësaj çështje

Në Komisionin Hetimor për çështjen e të dhënave të sistemit TIMS, nënkryetari Toni Gogu, tha ekspertët në këtë fazë kanë qasje të ndryshme precedurale lidhur me Planin Hetimor.

“Më vjen jashtëzkonisht keq që kemi hyrë në një kurth. Ata kanë diskutime midis tyre për qasje proceduriale. Nuk do më dëgjoni mua t’u vë etiketime ekspertëve apo t’u vë nofka. Partia Socialiste ka një plan hetimor, kemi dhe votat. Por po presim sic thotë ligji që ekspertët të propozojnë. Në këtë moment ata kanë dy qasje procedurale. E keni çuar në drejtim të paditur këtë komision”, deklaroi Gogu duke replikuar me kryetarin Salianji.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com