Ushtria izraelite njoftoi se të mërkurën se ka arritur të godasë me një sulm të precizionit të lartë një grup terroristësh që operonin në një zonë humanitare në Gaza.
Qendra e kontrollit ishte vendosur në zonën humanitare të Deir al-Balah dhe përdorej nga organizatat terroriste të Hamasit dhe Xhihadit Islamik në qendër të Rripit të Gazës.
“Qendra e Komandës dhe e Kontrollit përdorej nga terroristët si një infrastrukturë nga e cila ishin planifikuar dhe drejtuar sulmet terroriste kundër trupave të IDF dhe shtetit të Izraelit”, thuhet në një deklaratë të publikuar në Telegram.
/a.r