Ka kaluar vetëm pak kohë, kur aktorja Anna Lika bëri publik lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të nënës së saj. Çdo ditë e më shumë duket se bëhet më e vështirë për të që të përballet me këtë realitet të dhimbshëm.
Mbrëmjen e djeshme ajo ka ndarë një video me kujtimet me të bukura të fëmijërisë me të ëmën të cilën e shoqëron me dedikim prekës ku shprehet se e ndjen shumë mungesën e saj dhe e ka të vështirë ta pranojë humbjen e saj.
“Është e vështirë të pranosh se jeta është edhe kjo…”, shkruan Anna Lika.