E kallëzuan për fshehje pasurie, deputeti i Berishës në SPAK: Do flas kur të dal!

Deputeti demokrat Luan Baçi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme këtë të premte, për arsye që ende nuk dihen.

Vetë deputeti në hyrje të institucionit tha për mediet se ka ardhur “për një problem që do e shpjegojë kur të dalë”.

Kjo nuk është hera e parë që deputeti Luan Baçi paraqitet në dyert e SPAK, ndërsa ndaj tij ka një kallëzim penal për fshehje pasurie nga biznesmeni Aredin Behari.

Në kallëzimin e tij, Beahri pretendon se deputeti nuk ka deklaruar investimet e tij të kryera në vitet 2010-2012, në një kompleks turistik në Vlorë.

Aredin Behari ka kallëzuar deputetin në SPAK, pasi pretendon se këto investime nuk  janë deklaruar në ILDKPKI.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com