‘E godiste dhe u tregonte fotot e saj kolegëve”/ Partneri polic e rrihte dhe e poshtëronte, mesazhi prekës që la 18- vjeçarja para se të vetëvarej!

Rumania është tronditur nga vetëvrasja e një 18 vjecareje, e cila i dha fund jetës pas sulmeve dhe poshtërimeve të të dashurit të saj, 17 vjet më të madh në moshë.

Ioana Pavăl u vetëvrar në garsonierën e saj ku jetonte e vetme pasi telefonoi autoritetet mbi tentativën e saj për vetëvrasje dhe postoi një mesazh lamtumire në Instagram.

Policia vendase ka nisur menjëherë një hetim mbi efektivin, që duket abuzonte prej kohësh me adoleshenten. Shumë shpejt pas tragjedisë, në rrjetet sociale dolën detaje mbi lidhjen e Ioanës me kreun e Policisë së Brostenit, i cili duket e kishte sulmuar vajzën pafundësisht.

Miqtë e vajzës rrëfyen se si burri i identifikuar si Dragos, jo vetëm e kishte goditur atë, por edhe e kishte poshtëruar duke i treguar kolegëve fotot e saj e zhveshur.

“Përshëndetje! Do të doja të ndaja me ju historinë dhe tragjedinë e Ioanës.

Ajo ishte një studente shumë e mirë, fituese e çmimeve me një zemër të bardhë dhe një buzëqeshje të bukur.

Që në moshën 16-vjeçare kishte nisur të kishte lidhje me komisarin nga Broșteni, i cili në atë kohë ishte afërsisht 33 vjeç.

Ky njeri e keqtrajtonte, e godiste shpesh, e poshtëronte para kolegëve duke i treguar fotot e zhveshura, luante me të dhe e manipulonte si të donte.

Përfitoi nga fakti që vajza ishte vetëm, nuk kishte të afërm të rrethit të ngushtë apo prindër. Ata që e kishin në kujdestari e nxorën jashtë në moshën 17-vjeçare për shkak të komisarit.

Duam ta tregojmë historinë e saj, që vdekja e Joanës të mos jetë e parëndësishme dhe efektivi të paguajë për veprimet e tij”, thanë miq të Ioanës për portalin Glasul Suceveit.

Mesazhi i fundit i 18 vjecares, ishte zemërthyes.

“Nuk jam e inatosur me ty. Jam me veten, sepse nuk i përkas asnjë vendi. Sado që u mundova, nuk isha kurrë mjaftueshëm.

Sado që kam studiuar, sado e mira mirë që kam qenë, sado që jam përpjekur t’u tregojë njerëzve se jam i mirë, nuk funksionoi…jam vetëm.

Kuptova se asnjë mashkull nuk meriton të shohë dashurinë time, vetëm unë.

Mashkulli që do të më dojë vërtet do të pushtohet nga drita ime, sepse aty shtylla është e qëndrueshme”, ishte mesazhi i fundit që Ioana i nisi të dashurit të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com