E djathta fitoi zgjedhjet, por kryesocialisti Pedro Sánchez zgjidhet kryeministër i Spanjës pas marrëveshjes për amnisti me

Pas disa javësh pazaresh dhe negociatash, udhëheqësi socialist Pedro Sánchez ka fituar në një votim në parlament për të udhëhequr Spanjën për një mandat tjetër si kryeministër.

Ai ka siguruar një shumicë prej katër vendesh në dhomën me 350 vende, pasi nënshkroi një marrëveshje amnistie për katalanasit e përfshirë në një përpjekje të dështuar për t’u shkëputur nga Spanja.

Partia Popullore Konservatore fitoi zgjedhjet në korrik, por udhëheqësi Alberto Núñez Feijóo nuk arriti të formonte shumicën.
Sánchez u tha deputetëve se marrëveshja e amnistisë do të ndihmonte në “shërimin e plagëve” për ecjen përpara të vendit.

Mbështetja e tij në dy parti pro-pavarësisë katalanase për të formuar një shumicë ka zemëruar kundërshtarët, të cilët argumentojnë se marrëveshja e propozuar për amnisti për qindra politikanë dhe aktivistë do të shkaktojë një tjetër përpjekje për shkëputje dhe kërcënon unitetin territorial të Spanjës.

Deputetët socialistë duartrokitën liderin e tyre pasi rezultati i votimit u konfirmua, por deputetët u përballën nga protestuesit teksa dilnin nga ndërtesa e Kongresit spanjoll.

Fundjavën e kaluar dhjetëra mijëra spanjollë morën pjesë në protesta anembanë Spanjës kurse Feijóo ka akuzuar kryeministrin se ndjek interesat e tij dhe jo të vendit të tij.

/Liberale.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com