Në përfundim të spektaklit, në “Big Brother Vip” janë ndezur sërish debate të forta. Françeska ka debatuar me Ilnisën dhe Meritonin dhe në një moment teksa qante ka kërkuar të largohet nga shtëpia duke bërë gati valixhen, por Rikja, Romeo dhe Jetmiri e kanë ndaluar dhe këshilluar të mos marrë vendime të nxituara.
Ky i fundit madje ka biseduar me të duke e këshilluar t’u bëjë ballë debateve dhe mos të lejojë Ilnisën ta ulë apo ofendojë dhe të ndikojë në lojën e saj. Në rast se Meritoni do të ndërhynte, Jetmiri doli zot se do të përballej me të, për Françeskën.
Biseda e plotë në videon më poshtë: