Teksa shqetësimet për nivelet e dhunës në shkollat franceze janë në rritje, disa adoleshentë kanë qenë protagonistë të një sherri që ka sjellë vdekjen e 15-vjeçarit të quajtur Shamseddin.
Lajmi i vdekjes të adoleshentit erdhi një ditë pasi u rrah nga një grup të rinjsh pranë shkollës së tij në Viry-Chatillon, në periferinë jugore të Parisit.
“Kjo dhunë ekstreme po bëhet e zakonshme,” tha kryebashkiaku i qytetit, Jean-Marie Vilain.
Më tej, ai tha për mediat franceze se djali ishte duke ecur në shtëpi pas përfundoi orët e mësimit, kur u sulmua nga një grup të rinjsh.
Sipas dëshmitarëve, ai është goditur me grushte dhe shkelma nga sulmuesit, të cilët kanë qenë të veshur me kapuç. Adoleshenti u dërgua menjëherë në spital për mjekim më të specializuar, por ai nuk i rezistoi dot plagëve të marra.
Një adoleshent 17-vjeçar është arrestuar nga policia franceze për rastin e vrasjes Viry-Chatillon. Policia është ende në kërkim të autorëve të tjerë.