Jul Deda duket se i është ‘hakmarrë’ Ledion Liços gjatë prime-t të djeshëm në “BBV3”.
Prime-in e së shtunës, Ledioni e ngacmoi Julin për deklaratën e tij të vjetër, ku e konsideronte “Big Brother-in” emisionin më amoral dhe i dëmshëm, ndërsa sot aktori ka përfituar nga situata për t’i dhënë një kundërpërgjigje Ledionit.
Teksa moderatori po përpiqej të sqarohej me Eglën për fjalorin e saj të papërshtatshëm, aktorja i ka kërkuar Ledionit ta sqarojë më mirë pasi nuk po e kupton.
Ledioni nuk dinte nga t’ia niste pasi nuk kishte si ta shpjegonte ndryshe dhe në këtë moment ndërhyn Juli ku i thotë: “Aha Ledion, s’qenke për këtë punë (e Big Brother)”.