E ç’a pastaj se ke qenë i dehur… Alibia e poshtër e një vrasësi dhe irritimi i një avokati me drejtësinë!

Denis Meçe, i riu që i morri jetën Elgi Progës, ngjarje e rëndë në Pogradec, ka thënë në dëshminë e tij para hetuesve se ka qenë i dehur kur ka tentuar, sipas tij, që thjesht ta gjuajë më shpullë viktimën.

“Gjatë kohës që ishim ulur ne lokal, vjen ky djali, emrin nuk ja dija. Ai na ka përshëndetur dhe ka hyrë në lokal, në një moment mua më kanë mbaruar cigaret dhe kam hyrë brenda i kam thënë pronarit të lokalit për cigare, por atje ky djali më ka thënë: ja se ta dredh një unë dhe unë për respekt ja mora. Sa kam kthyer kurrizin ky më shau.

Unë i kam thënë po hajde pak jashtë të flasim, ai më shau sërish dhe kemi dalë jashtë. Unë kam dashur t’i fus një shpullë ta qetësoja por, sa i jam afruar kam ngritur dorën ai është rrëzuar në tokë dhe nuk u ngrit më. Mua nuk më është besuar hiç dhe pasi jam frikësuar nga situata jam larguar. Dua të them se unë kisha gjithë ditën që konsumoja alkool….”, ka qenë dëshmia gati surreale e autorit.

Por familja e jetëhumburit, si dhe shoqëria pogradecare, të parët haptazi e të dytët nën zë nga frika, flasin për gjobëvënie nga ana e autorit, të cilën viktima nuk ka dashur të paguajë.

Në një prononcim për rastin, avokat Idajet Beqiri flet shumë ashpër për vendimin e Gjykatës së Korçës, e cila vrasjen e cilësoi si “pakujdesi”, ndërsa la në në detyrim paraqitje bashkëpunëtorët e vrasësit, si fshehës krimi.

“Është një ngjarje e rëndë, kemi të bëjmë me një vrasje. Viktima ka lënë dy fëmijë jetim, nuk gjenden fjalë për tu thënë në raste të tilla. Kjo shoqëri që i zgjidh gjërat me dhunë, kjo po normalizohet dhe nuk kanë reaguar siç duhet institucionet e shtetit. Ne jemi një vend që ende po vuajmë mungesën e drejtësisë.

Këto ndodhin në gjithë botën, por duhet dhënë drejtësi. Ne i vrasim nga dy e tre herë familjet sepse nuk japim drejtësi.

Nëse do kishim veprim të menjëhershëm, do të kishim raportim siç duhet të rastit. Për të ardhur në kohën e duhur ambulanca, dhe familjarët kur shikojnë një angazhim të tillë, thonë krimineli tashmë do marri dënimin e duhur.

Kur ti e lë gjysmë ore të shtrirë në toke, çedon shumë. Jemi vend që nuk e kemi drejtësinë të shenjtë. Nuk u raportua një ngjarje e tillë, por e bënë mediat të madhe derisa reaguan institucionet.

Kambana e alarmit duhet të bjerë fortë, ishte dështim i rëndë. Provat i mbledh policia, pse u prit kaq vonë mbledhja e kamerave, dhe arrestimi me vonesë. Gjobvënia nuk është vrasje nga pakujdesia, por vrasje me dashje që shkon deri në burgim të përjetshëm.

Moskallëzimi i një vrasje është deri në tre vjet burg. Pikëpyetjet janë që te akuza e parë që thotë vrasje nga pakujdesia. Derisa janë tre që nuk e kanë kallëzuar një vrasje, kur nuk kallëzon një vrasje është shumë e rëndë. Jam i bindur që familjarët kanë të drejtë, e zëmë se edhe je i dehur, s’do me thënë të të marrin jetën.

Familjarët duhet të marrin një avokat të familjes së viktimave dhe duhet të bëjë rolin tamam dhe këto që kanë ndodhur duhet ta motivojnë që të hetojë më shumë. Do e merrja përsipër një rast të tillë dhe do e çoja deri në fund, por jam i bindur që ka avokat shumë të mirë Korça”, ka thënë Beqiri.

tesheshi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com