Fituesi i edicionit të dytë të BBV, Luiz Ejlli është i ftuar special sot në studio ku edhe do të komentojë situatat e banorëve brenda shtëpisë. Ai ka folur edhe rreth marrëdhënies së tensionuar të Romeos dhe Meritonit, ku dyshja u duk se i dhanë fund miqësisë së tyre.
Luizi: Këta të dy kanë krijuar lidhje aty brenda. Tani kanë rënë në gjumë lidhjet. Sot shtëpinë e Bigut e zotërojnë femrat dhe këto ngelen në hije. Këto të dy e gjetën zgjidhjen, po e bëjnë për të kapur Prime-in. Kjo i bie që këta skanë kurrë shokë. E shohin që gjithçka po sillet rreth atyre vajzave, kështu që hajde t’ja fusim njëri-tjetrit.