Dyshohet se ushtronin prostitucion në Vlorë, procedohen penalisht katër shtetase të huaja

Tre shtetase me kombësi të ndryshme janë proceduar penalisht, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëra tjetrën kanë ushtruar prostitucion në qytetin e Vlorës.

Në njoftimin e policisë theksohet se ka nisur procedimin penal ndaj shtetaseve A. A., 24 vjeç, banuese në Moldavi, F. S., 34 vjeç, banuese në Kazakistan, M. G., 38 vjeç, banuese në Venezuelë, C. J., 33 vjeç, banuese në Medellin, Kolumbi.

“Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Vlorë referoi materiale dhe nisi procedimin penal ndaj shtetaseve A. A., 24 vjeç, banuese në Moldavi, F. S., 34 vjeç, banuese në Kazakistan, M. G., 38 vjeç, banuese në Venezuelë, C. J., 33 vjeç, banuese në Medellin, Kolumbi. Këto shtetase dyshohen se, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë ushtruar prostitucion në Vlorë dhe kanë përfituar vlera të ndryshme monetare”, thuhet në njoftimin e policisë./a.m.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com